LAJMI I FUNDIT:

Man Utd dhe Arsenal kërkojnë Abrahamin, por Mourinho bllokon largimin e tij nga Roma

Man Utd dhe Arsenal kërkojnë Abrahamin, por Mourinho bllokon largimin e tij nga Roma

Tammy Abraham ka pasur sezonin e tij më të mirë në karrierë me fanellën e Romës.

Sulmuesi anglez iu bashkua skuadrës italiane verën e kaluar nga Chelsea për 40 milionë euro dhe shkëlqeu me gola e asistime.


Abraham në 52 ndeshje zyrtare shënoi 26 gola dhe dhuroi pesë asistime të tjera duke ndihmuar Romën ta fitoj edhe Ligën e Konferencës.

Roma tani ndodhet në presion nga dy skuadrat e mëdha angleze Manchester United dhe Arsenal që po e kërkojnë me ngulm rikthimin e anglezit në Ligën Premier.

Megjithatë përgjigja e trajnerit të Romës, Jose Mourinho ka qenë e prerë duke i thënë klubit se nuk dëshiron ta largojë Abrahamin gjatë kësaj vere.

Pas shkëlqimit me fanellën e Romës vlera e Abraham është ngritur ndjeshëm dhe sulmuesi anglez tani vlerësohet rreth 80 milionë euro.

Megjithatë klubi nga kryeqyteti italian nuk e ka ndërmend ta largojë yllin e skuadrës për asnjë çmim së paku këtë verë.

Kujtojmë që Chelsea ka një klauzolë për riblerjen e Abraham, klauzolë e cila aktivizohet në verën e vitit të ardhshëm dhe e cila vlen 80 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori