LAJMI I FUNDIT:

Karakteri diktatorial i qeverisë së Fan Nolit

Karakteri diktatorial i qeverisë së Fan Nolit
Fan Noli duke hyrë në Selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, më 1924

Nga: Kastriot Dervishi

Pas grushtit të shtetit të qershorit 1924, më 16 qershor 1924 u formua qeveria e Fan Nolit. Kryeministri u përzgjodh me short. Në lojë ishin edhe dy figura të tjera, ish-kryeministra. Regjenti i vetëm i mbetur, Sotir Peci, e priti me shumë pakënaqësi zgjedhjen e Fan Nolit. Ai parashikoi se “ky këmbëters do të na shpjerë të gjithëve në mjerim”.

Qeveria zotohej të bënte çarmatimin e përgjithshëm, të dënonte “shkaktarët e vëllavrasjes”, të sillte qetësinë në vend, të lartësonte autoritetin e shtetit, të çrrënjoste feudalizmin, të reformonte administratën, të riorganizonte pushtetin vendor, të baraspeshonte buxhetin me kursime të forta, të ndërronte sistemin e taksave, të përmirësonte gjendjen e bujkut, të lehtësonte hyrjen e kapitalit të huaj, të lartësonte prestigjin e shtetit shqiptar, të garantonte pavarësinë e sistemit gjyqësor duke përfshirë edhe një reformë në të, të rregullonte komunikacionin e vendit, të organizonte degën e shëndetësisë, atë të arsimit si dhe të kishte marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet e sidomos me fqinjët.


Qeveria nuk e fshihte karakterin diktatorial të saj, por nuk kishte mjetet e duhura ta realizonte këtë. Ajo nisi procese politike të kundërshtarëve politikë të saj. Ata që nuk mundi t’i arrestonte, i shpalli në listën bashkëlidhur.

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori