Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, deklaroi se pas disa zgjedhjeve të përsëritura në Tërnovc të Madh në komunën e Bujanocit është bërë e qartë se Beogradi nuk i do shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi tha se ka për qëllim që në këtë proces zgjedhor të “zbulojë aleancën” e Partisë Progresive Serbe (SNS), Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe institucioneve shtetërore.
Ai theksoi për danas se është bërë e qartë se Beogradi nuk i donë shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.
“Duket se vetëm këtu (në Tërnovc të Madh) janë shënuar parregullsi zgjedhore. Nuk besoj se Serbia gjatë zgjedhjeve ka arritur një nivel të tillë që askund të mos ketë parregullsi. Tërnoci është një shembull tipik i çdo vendi në Serbi gjatë zgjedhjeve, përveç se ky është i vetmi vend ku dy partitë më të forta, SNS dhe SPS në aleancë me institucionet shtetërore, kanë bashkuar forcat për të kompromentuar të gjithë procesin për të parandaluar që shqiptarët të kenë një përfaqësues të zgjedhur në parlament”, tha Kamberi.
Ai ka thënë se sa i përket Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës zgjedhjet do të përfundonin më 28 prill, por dikujt po i konvenon “vjedhja e mandatit të shqiptarëve”.
Sipas tij, zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit, të rrëzuara me kundërshtimin e SPS-së, tregojnë se synimi i kësaj partie është t’i heqë mandatin shqiptarëve, transmeton Telegrafi.
“Pse është i rëndësishëm për ta mandati i tridhjetë e dytë dhe ne nuk kemi nevojë për një të vetëm? Atyre nuk u intereson fare (një mandat), përveç nëse qëllimi përfundimtar është t’u heqin një mandat shqiptarëve. Nuk është e qartë pse një deputet shqiptar do të ishte një problem kaq i madh për parlamentin”, tha Kamberi.
Zgjedhjet parlamentare në Tërnovc të Madh të komunës së Bujanocit janë përsëritur dy herë deri më tani, ndërsa zgjedhjet do të mbahen për herë të tretë.
Në zgjedhjet e ripërsëritura të 27 majit, në vendvotimin nr. 6 në shkollën fillore “Muharrem Kadri” në Tërnovc të Madh, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 598 vota, që është 12 më pak se numri i nevojshëm për të fituar një mandat deputeti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët