LAJMI I FUNDIT:

Jashari pas takimit me Kurtin: Nuk kishte gatishmëri për reflektim, do ta kundërshtojmë fuqishëm projektligjin deri në realizimin e së drejtës tonë

Jashari pas takimit me Kurtin: Nuk kishte gatishmëri për reflektim, do ta kundërshtojmë fuqishëm projektligjin deri në realizimin e së drejtës tonë

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari bashkë me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti tha se nuk kanë arritur marrëveshje për përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për Pagën Minimale.

Jashari tha se kërkuan në takim që të kthehet ligji bazë i veteranit ku përcaktohen beneficionet e tyre.

Ai tutje shtoi se nuk kishte gatishmëri që të reflektojnë dhe se do ta kundërshtojnë fuqishëm Projektligjin për Pagën Minimale, deri në realizimin e së drejtës së tyre.


“I bëmë kërkesë që kundërligjshëm, nga një ligj që nuk është i zbatueshëm, sepse në radhë të parë duhet të bëhet kategorizimi në ligjin e ri dhe e obligon qeverinë që të zbatoj Ligjin me Pagën Minimale në ligjin bazik deri të bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës të UÇK-së. I treguam edhe ministrit që ke bërë shkelje ligjore dhe kërkesa jonë ishte që të kthehet në ligjin bazik, dhe kalkulimi i benefitit të veteranit të llogaritet në bazë të pensionit që është i paraparë në Projektligj të pagës minimale. U pa se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe ne jemi këtu dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm deri në realizimin e së drejtës”, ka thënë Jashari.

Ai më tej shtoi se do të presin propozimin me shkrim të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

I pyetur se pse zgjati kaq shumë takimi, ai tha: “E presim dhe përgjigjen me shkrim dhe propozimin që do bëjnë kryeministri dhe ministri i Financave. Ishim aty për t’ju thënë se kanë bërë shkelje ligjore. Folëm dhe për listat e veteranëve. Kemi biseduar se nuk është detyrë e ministrit dhe kryeministrit lista e veteranëve. Unë që jam pjesë e këtij procesi ju thash që shkalla e parë ka vendos pro komisionit se nuk është gjetur shkelje, por presim dhe me ri-gjykim”, tha ai.

Mirëpo, a do të ketë protesta tjera dhe cila do të jetë rrjedha e këtyre protestave, Jashari tha: “Nuk kemi problem me ata që pjesa dërrmuese janë bashkluftëtarë tanë, nuk kemi problem me objektet, por kemi problem me ata që nuk respektojnë ligjet që nuk arrijnë ta kuptojnë se pa veteranët ata s’do ishin ulë aty ku janë sot. Nuk do të lejojmë që të shkelin mbi vlerën e lavdishme të UÇK-së”.

Ndërsa, kryetari i shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj tha se nuk arritën marrëveshje dhe se janë në pritje të propozimit me shkrim.

“Takimi ishte i gjatë. Nuk arritëm marrëveshje. Presim përgjigjen me shkrim se çka do të ndryshojnë”, tha Shurdhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori