Kryeministri Albin Kurti pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri se në Kosovë nuk ka pagë nën 250 euro, ka thënë se nuk është i vërtet ky pohim.
Kurti gjatë replikës ndaj Tahirit, ka theksuar se ende në vend ka punëtor që paguhen nën nivelin e pagës minimale.
“Nuk është e vërtet që në Kosovë nuk ka pagë më të ulët se nën 250 euro. Kjo është arsyeja që paga minimale nuk është rritur më herët, pikërisht se ka pasur paga më të ulëta. Ende ka në Kosovë që kamerierë e pastrues që e kanë më të ulët pagën se ajo minimale”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës, përcjell Telegrafi.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar se Projektligji për Pagën Minimale ka kaluar veç në lexim të parë.
“Paga minimale ka kaluar në lexim të parë e është bërë 264 euro bruto, që paraqet një rritje prej 55 për qind përkatësisht në 103 për qind, me qenë se ishin dy nivele të pagës minimale. I gjithë tatimi i pagës minimale largohet”, shtoi ai.
Në fund, Kurti tha se është i gatshëm që t’i takoj përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta.
“Jam për dialog, për të diskutuar për organizatat e dala nga lufta. Unë do t’i takoj veteranët, e nuk është takimi i parë, do t’i takoj serish. Ajo se çfarë unë po propozoj është që unë ta anuloj takimin e nesër të Prespës e po i pres bashkë me ministrin e Financave dhe me kryetarin për Buxhet dhe Financa”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak