LAJMI I FUNDIT:

AAK këmbëngul që të rishikohet Ligji për pagën minimale: Nuk ka pagë në sektorin privat ndër 250 euro

AAK këmbëngul që të rishikohet Ligji për pagën minimale: Nuk ka pagë në sektorin privat ndër 250 euro

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se beson dhe shpreson që sot do të ketë reflektim të qeverisë, kryeministrit e ministrit të Financave raport me një kërkesë legjitime.

“Na vjen një ligj që trajton një temë që nuk është temë sot. Sot nuk ka pagë në sektorin privat ndër 250 euro, ky ligj nuk ka asnjë ndikim. Të vetmin ndikim që e ka është me t’u bo llug Kosova, me t’i pru veteranët para kuvendit, me krijua kauza pa kurrfarë nevoje”, ka thënë Tahiri


Ai ka shtuar se fjala e fundit e demokracisë është konsultimi paraprak.

Kurti, Tahirit: S'është e vërtet që në Kosovë nuk ka pagë më të ulët se nën 250 euro
Lexo po ashtu Kurti, Tahirit: S'është e vërtet që në Kosovë nuk ka pagë më të ulët se nën 250 euro

“A duhet mi thanë një kërkesë të opozitës bllanko jo. Ju lus dhe kërkoj prej Qeverisë që ta bëjë një kërkesë minimale, që Komisioni për Buxhet dhe Financave, dhe ministri me u ul me diskutua. Largone këtë krizë, përndryshe seanca nuk do të mbahet. Vazhdoni ju me të juajën ne me tonën”, tha Tahiri. /Telegrafi/