Zjarri në Rrugën B, pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë kulmin e një ndërtese në Rrugën B në Prishtinë, në orët e para të së martës.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi bëri të ditur për Telegrafin se në ora 00:20 kanë pranuar informata për zjarr në kulmin e një ndërtesë në rrugën B, afër Royall Mall.
“Menjëherë ekipet kanë dalë në vendin e lartpërmendur, zjarri kishte në kulm, dhe falë reagimit të shpejtë zjarri për një kohë të shkurt është vënë në kontroll dhe është pamundësuar përhapja e tij. Për kohe te shkurt zjarri është shuar”, tha ai.
Sipas informatave, nuk ka persona të lënduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
45 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































