LAJMI I FUNDIT:

Man City rivalizon Man Utd për De Jong, mendohet shkëmbimi me Bernardo Silvan

Man City rivalizon Man Utd për De Jong, mendohet shkëmbimi me Bernardo Silvan

Manchester City ka hyrë në garë për mesfushorin e Barcelonës, Frenki de Jong, i cili pëlqehet shumë edhe nga rivalët e Manchester Unitedit. Megjithatë, klubi nga Etihad mund ta shfrytëzojë “kartën” Bernardo Silva për të kompletuar transferimin.  

E ardhmja e De Jong është ende në ajër dhe mundësia për të përfunduar në Mançester mbetet ende reale. Nga nesër ai do të nisë pushimet pas përfundimit të ndeshjeve me Holandën.

Por, celulari i tij mund të jetë aktiv edhe gjatë pushimeve, pasi De Jong pëlqehet shumë nga klubet angleze dhe një largim nga Camp Nou është shumë i mundur.


De Jong i kënaqur me interesimin e Man Utd, por i lumtur te Barcelona
Lexo po ashtu De Jong i kënaqur me interesimin e Man Utd, por i lumtur te Barcelona

Holandezi kërkohet nga ish-trajneri i tij, Erik ten Hag te Unitedi, por tani Djajtë e Kuq kanë një rival të fortë në garë për transferimin e De Jong.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, City i Pep Guardiolas ka hyrë në garë për lojtarin dhe janë të gatshëm të negociojnë transferimin e tij dhe mund të ofrojnë në shkëmbim edhe Bernardo Silvan, i cili pëlqehet shumë nga Barcelona.

City dhe Guardiola nuk do ta kundërshtonin largimin e portugezit dhe nëse arrin një ofertë e mirë dhe pëlqehet atëherë do të konsiderohej një shkëmbim.

Gazetari Fabrizio Romano, i specializuar në çështjet e transferimeve, tregon se kampioni në fuqi i Ligës Premier ka qenë gjithmonë i interesuar për të marrë shërbimet e De Jong. Jo më kot, në janar të vitit 2019, Barça përfundoi duke fituar garën me Cityn dhe PSG-në për holandezin.

Manchester City kërkon 100 milionë euro për Bernardo Silva
Lexo po ashtu Manchester City kërkon 100 milionë euro për Bernardo Silva

Klubi nga Etihad Stadium nuk planifikon të paguajë një shifër prej rreth 85 milionë euro, por ekziston mundësia e një shkëmbimi me Bernardo Silva. Llogaritë do të balanconin më mirë si për Cityn ashtu edhe për Barçën, të cilët mund të llogarisin amortizimin më të vogël në pritje të lojtarit që u largua dhe të ndajnë shifrën e transferimit me sezonet për të cilat secili nënshkroi.

Barçës i kanë mbetur edhe rreth 40 milionë euro për të paguar De Jongun, ndërsa Bernardo, i ardhur nga Monaco, i kushtoi Cityt 50 milionë euro në vitin 2017 dhe tani është thuajse i amortizuar pasi ka nënshkruar për pesë vite dhe më pas rinovuar deri në vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori