LAJMI I FUNDIT:

Salihamidzic ia ka bërë të ditur Lewandowskit vendimin e Bayern Munich

Salihamidzic ia ka bërë të ditur Lewandowskit vendimin e Bayern Munich

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, në një intervistë për Bild ka thënë se ka folur me sulmuesin polak Robert Lewandowski, i cili dëshiron të largohet nga klubi bavarez.

Salihamidzic i ka thënë Lewandowskit se ai duhet të respektojë kontratën që skadon në qershor 2023.

“Ia shpjegova qëndrimin tonë të qartë për situatën me kontratën e tij”, ka thënë Salihamidzic për Bild.


Kujtojmë, Lewandowski njoftoi në fund të muajit të kaluar se historia e tij me klubin gjerman po i vjen fundi dhe këtë e përsëriti këtë javë.

Sipas mediave, polaku dëshiron të transferohet te Barcelona dhe klubi katalanas është gati të paguajë 32 milionë euro për të.

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, tha në fillim të kësaj jave se kontrata duhet të respektohet.

Që nga viti 2014, Lewa ka luajtur për Bayernin, me të cilin fitoi tetë tituj gjermanë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga

"A do të vish te Real Madridi?", përgjigja shokueses që Nico Williams i dha një tifozit madrilen

La Liga
Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Premier League
Carvajal i dërgon mesazh Ancelottit përmes mediave për Mbappen

Carvajal i dërgon mesazh Ancelottit përmes mediave për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori