LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski për kalimin te Barcelona: Kam blerë shtëpi në Spanjë, po mësoj spanjisht

Lewandowski për kalimin te Barcelona: Kam blerë shtëpi në Spanjë, po mësoj spanjisht

Robert Lewandowski është i vendosur dhe nuk e ndryshon mendjen, ai dëshiron të largohet nga Bayern Munich.

Ai ka folur për portalin polak “Onet Sport”, duke thënë se diçka u fik në bisedimet e fundit me klubin.

“Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe, sinqerisht, nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit”, deklaroi ai.


Klubet që e duan sulmuesin polak janë të shumta, por duket se ai e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar me Barcelonën.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”, deklaroi ai.

Lewandowski ka thënë gjithashtu se ishte i sigurt se do të jetë në gjendje për të gjetur gjuhën me Bayernin, për t’i dhënë fund kësaj periudhës që zgjati 8 vjet.

“Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti? Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku”, deklaroi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga

"A do të vish te Real Madridi?", përgjigja shokueses që Nico Williams i dha një tifozit madrilen

La Liga
Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Premier League
Carvajal i dërgon mesazh Ancelottit përmes mediave për Mbappen

Carvajal i dërgon mesazh Ancelottit përmes mediave për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori