LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e mundshme të telefonit Samsung Galaxy Z Fold4

Specifikat e mundshme të telefonit Samsung Galaxy Z Fold4

Samsung Galaxy Z Fold4 (nëse do ta mbajë këtë emër në treg) do të duhej të ishte pasardhësi i modelit Galaxy Z Fold3.

Galaxy Z Fold i gjeneratës së ardhshme është një pajisje misterioze. Megjithatë tashmë janë shfaqur “renderët” që na japin një pasqyrë të këtij telefoni.


Ato i ka zbuluar Jogesh Brar, i cili thekson se mund të jenë disa nga specifikat e mundshme të telefonit të shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

Samsung Galaxy Z Fold3 që do të ketë ekran të brendshëm 7.5 QXGA+ AMOLED me mundësi rifreskimi të procesorit prej 120Hz, si dhe ekran të jashtëm 6.2 HD+AMOLED.

Telefonin do ta vë në punë procesori  Snapdragon 8+ Gen 1, në kombinim me 12 apo 16 GB RAM dhe 256 apo 512 GB memorie të brendshme për ruajtjen e të dhënave.

Me sa duket Samsung nuk planifikon të prezantojë variantin e telefonit me 8 GB. E kur bëhet fjalë për kamerat, në pjesën e pasme do të ketë kamerën prej 50 MP. Kamera e brendshme në ekran do të ketë 16 MP.

Telefoni do të funksionojë më sistemin operativ Android 12 dhe do të përdor interfejsin OneUI. Aty është edhe bateria prej 4.400 mAh që përkrahet nga mbushësi i shpejtë prej 25W. /Telegrafi/