LAJMI I FUNDIT:

KGJK e anulon dhe e rishpall të ri konkursin për certifikimin e interpretëve e përkthyeseve gjyqësor

KGJK e anulon dhe e rishpall të ri konkursin për certifikimin e interpretëve e përkthyeseve gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mori vendim për anulimin e konkursit paraprak për certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor (Serbisht–Anglisht dhe anasjelltas), si dhe u vendos që i njëjti konkurs të rishpallet.

Këtë vendim, Këshilli e mori në takimin e 288-të, të mbajtur të martën.


Përmes këtij, vendimi KGJK vendosi që kandidatët të cilët kishin aplikuar në konkursin paraprak t’iu njihej statusi i kandidatit dhe të njëjtit të mos kenë nevojë që sërish të dorëzojnë dokumentacionin e aplikimit.

Ndryshe, për këtë konkurs është konfirmuar edhe komisioni i anëtarëve të cilët do ta udhëheqin këtë proces rekrutues.

Anëtarët e Këshillit kanë autorizuar kryesuesin Albert Zogaj për nënshkrimin e memorandumeve me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës (SHVK) si dhe Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve (SHKSH).

Gjithashtu, kryesuesi Zogaj është autorizuar që të nënshkruajë memorandum mirëkuptimi edhe me Chemonics International Inc dhe me Avokaturën Shtetërore.

Të ngjajshme
KGJK miraton dy rregullore, një plan strategjik si dhe…

31 Maj, 2022, 14:15
Caktohen katër gjyqtarë në dhomën e shkallës së dytë të…

31 Maj, 2022, 9:36
Fillon intervistimi i gjyqtarëve që kanë kandiduar për…

27 Maj, 2022, 16:27
Po ashtu, anëtarët autorizuan Zogajn për nënshkrimin e memorandumit në mes të Administratës së Gjyqësorit të Norvegjisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Këshilli në këtë takim ka aprovuar ndryshimet në planet vjetore të punës për Gjykatën Themelore të Pejës dhe asaj të Prishtinës, si dhe ndryshimin në planin vjetor të punës për Gjykatën e Apelit për vitin 2022.

Ndryshe, KGJK ka vlerësuar kërkesën e Arif Morinës për qasje në dokumente publike lidhur me aplikacionet e secilit kandidat për bashkëpunëtor profesional. Anëtarët vlerësuan se kjo nuk është në kompetencë të KGJK-së dhe miratuan vendimin që lidhur me këtë çështje të vendos zyrtari përgjegjës.

Takimi i KGJK-se ka vazhduar me pika tjera të rendit të ditës me dyer të mbyllura, ku si pika për shqyrtim janë paraparë shqyrtimi i kërkesës për inicim të procedurës disiplinore për rastin Nr.AD/KGJK/12/2022/GJTHFR-ADGJTHFR.nr.6/22, shqyrtimi i njoftimit të kryesuesit të panelit hetimor në rastin disiplinor AD/KGJK/06/2022 – GJA/AD/GJA.nr.02/22, shqyrtimi i ankesës ndaj vendimit të panelit hetimor në lëndën disiplinore AD/KGJK/06/2022 – GJA/AD/GJA.nr.02/2022, të 20 majit 2022.

Po ashtu, si pika tjera të mbyllura janë paraparë edhe shqyrtimi i kërkesës së Arben Toskës ndaj vendimit të 5 majit 2022, shqyrtimi i raportit mbi faktet dhe provat e mbledhura në rastin disiplinor NR.AD/KGJK/05/2022/GJTHM-AD-GHTHM.nr.02/2022, shqyrtimi i raportit mbi faktet dhe provat e mbledhura në rastin disiplinor NR.AD/KGJK/03/2022/GJA-AGJ.nr.52/2022, shqyrtimi i raportit mbi faktet dhe provat e mbledhura dhe marrëveshja e arritur në mes të panelit dhe subjektit të hetimit në rastin disiplinor NR.AD/KGJK/04/2022/GJTHPR- AD/GJTHPR/46/21.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori