Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Ata as nuk duhet të takohen më: marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter, ku ka rikujtuar një deklaratë të Vuçiqit në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021.
Në deklaratë Vuçiq kishte thënë se me Putinin ka biseduar për veriun e Kosovës dhe se ia ka treguar se ku ndodhet në hartë.
“Unë fola për standardet e dyfishta dhe hipokrizitë e shpeshta në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin i pranoi ato dhe kuptoi mirë se për cfarë isha duke folur, por kërkoi sqarime shtesë, kështu në folëm për veriun e Kosovës, dhe ia tregova atij në hartë”, citohet të ketë thënë Vuçiqi në atë kohë.
They don’t even have to meet anymore: agreements between Putin and Vucic are now reached through phone conversations. But here’s what Vucic said regarding Kosova after his 19th meeting with Putin in Sochi on 25 November 2021: pic.twitter.com/2STJXPQUBo
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2022
Lidhur me marrëveshjen Rusi-Serbi ka reaguar edhe shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, duke pyetur Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë sjellje të Serbisë, pasi që kjo e fundit është kandidate për t’iu bashkuar BE-së.
“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në Twitter.
Çmimi i gazit që Serbia do të blejë nga Gazpromi rus aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane, ndërkaq në dimër, ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.
Vuçiq tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”.
Ai theksoi se janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shteti të Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.
Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?