LAJMI I FUNDIT:

Aksioni “Gropa” në Ferizaj, kërkohet paraburgim për 15 të arrestuarit – prokuroria thotë se lëndën e parë të drogës e morën në Iran

Aksioni “Gropa” në Ferizaj, kërkohet paraburgim për 15 të arrestuarit – prokuroria thotë se lëndën e parë të drogës e morën në Iran
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj 15 të arrestuarve dje në aksionin “Gropa” ku u konfiskuan mbi 70 kilogramë heroinë.

Kërkesa e paraburgimit është kërkuar për të pandehurit  S.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., dhe S.Y.,( gjashtë prej tyre shtetas të Republikës së Turqisë), të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, gjashtëdhjetë e shtatë (67) kilogram narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Republikën e Kosovës, me çka kryen veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge” nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Kalo në kategori