LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Lewandowskin, Barcelona synon edhe transferimin e Serge Gnabryt nga Bayern Munich

Jo vetëm Lewandowskin, Barcelona synon edhe transferimin e Serge Gnabryt nga Bayern Munich

Robert Lewandowski ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe e ardhmja e tij lidhet me Barcelonën.

Sulmuesi polak po kërkon me çdo kusht transferimin në Camp Nou për të punuar nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.


Barcelona dhe Bayern Munich tani janë duke negociuar për të gjetur një marrëveshje, pasi besohet se lojtari me klubin katalunas tanimë vetëm kanë një të tillë.

Por katalunasit unk e duan vetëm transferimin e Lewas, pasi po pëlqejnë edhe sulmuesin tjetër të bavarezëve, Serge Gnabry.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Xavi e pëlqen më shumë gjermanin se sa brazilianin Raphinha për krahun e djathtë të sulmit.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj me bavarezët.

Xavi e pranon: Lewandowski mund të vijë, po negociojmë – ka një vështirësi
Lexo po ashtu Xavi e pranon: Lewandowski mund të vijë, po negociojmë – ka një vështirësi

Bayern nuk do të rrezikojë për ta humbur me parametra zero Gnabryn dhe është gati ta lejoj largimin e tij nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove.

Përveç bisedimeve që dy klubet po zhvillojnë për Lewandowskin, tani pritet që në to të përfshihet edhe Serge Gnabry për të cilin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Arsenal, Chelsea e Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori