LAJMI I FUNDIT:

Fondi për të Drejtën Humanitare e konsideron të bazuar vendimin për Gucatin e Haradinajn

Fondi për të Drejtën Humanitare e konsideron të bazuar vendimin për Gucatin e Haradinajn

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), e konsideron si të bazuar vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

reagimin e tyre, FDHK thotë se kërkon që hetimet të zgjerohen edhe ndaj personave prej të cilëve kanë rrjedhur këto materiale.


“Veprimet e tilla duhet të parandalohen pasi që e rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre, ndikojnë në zvogëlimin e besimit dhe kredibilitetit të DHSK dhe mund të kenë ndikim tek dëshmitarët që të ndërprenë bashkëpunimin me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (DHSK&ZPS)”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, FDHK thotë se dëshmitarët dhe viktimat në procedurën penale duhet të ndjehen të sigurtë që të dëshmojnë pranë organeve të drejtësisë mbi ato se çfarë dinë apo çfarë kanë përjetuar me qëllim të ndriçimit të së vërtetës dhe arritjen e drejtësisë.

“Ky vendim duhet të krijojë një ambient të sigurt për dëshmitarët dhe viktimat si dhe mund të ndikojë në vetëdijesimin e personave të cilët potencialisht mund ta pengojnë administrimin e drejtësisë”, thuhet më tej.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale, për publikimin e dokumenteve të Speciales. Në dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori