LAJMI I FUNDIT:

Arma sekrete e Klopp kundër Real Madridit: ‘Ferrari’ i Liverpoolit në garazh

Arma sekrete e Klopp kundër Real Madridit: ‘Ferrari’ i Liverpoolit në garazh

Jurgen Klopp ka lavdëruar me bollëk lojtarët e tij të veçantë pas fitores 2-1 të Liverpoolit si mysafir ndaj Southampton të martën mbrëma.

Klopp bëri nëntë ndryshime nga skuadra që filloi finalen e Kupës FA të shtunën, pasi Liverpool siguroi një fitore relativisht të vështirë për të çuar garën për titullin e Ligës Premier në ditën e fundit të sezonit.


“Në fakt, jam shumë i lumtur për performancën sepse ishte pak prekëse për të qenë i sinqertë”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Liverpooli fiton ndaj Southampton dhe dërgon ‘luftën’ për titull për xhiron e fundit
Lexo po ashtu Liverpooli fiton ndaj Southampton dhe dërgon ‘luftën’ për titull për xhiron e fundit

“Uau, këta djem janë si si të kesh Ferrari në garazh dhe më pas i lëshove jashtë dhe ata shkojnë drejtpërdrejt kështu”.

“Harvey Elliott, nuk jam i sigurt se kur luajti herën e fundit; Curtis Jones, pa ritëm; Takumi Minamino, është një krim që ai nuk po e luan më shpesh”.

“Është vërtet e vështirë për djemtë, por çfarëdo që të ndodhë këtë vit ndodh për shkak të këtij grupi. Është grup i jashtëzakonshëm dhe sonte ata e treguan përsëri”.

Lista e lëndimeve të Liverpoolit përpara finales së Ligës së Kampionëve

Liverpooli ka një sërë shqetësimesh dëmtimesh përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 28 maj.

Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk u larguan në finalen e FA Cup për shkak të lëndimeve dhe nuk luajtën kundër Southampton.

Megjithatë, të dy lojtarët janë të vendosur të jenë gati për ndeshjen e fundit të Liverpoolit në Ligën Premier kundër Wolverhampton Wanderers të dielën.

Salah tregon se a është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit
Lexo po ashtu Salah tregon se a është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Ndërkohë, Klopp tha se shpreson që Fabinho të jetë i aftë për finalen pasi pësoi një dëmtim në fitoren e fundit ndaj Aston Villas.

“Ai po përparon shumë mirë”, tha Klopp për Fabinhon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori