Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka vazhduar takimet dhe aktivitetet në vizitën zyrtare në Lituani, bashkë me udhëheqës institucionalë dhe akademikë në vend.
E shoqëruar nga ministrja e Punëve të Brendshme të Lituanisë, Agnė Bilotaitė, presidentja Osmani ka vizituar qendrën e regjistrimit për refugjatët e luftës, ku bashkëbisedoi me refugjatë ukrainas dhe me organizata humanitare të cilat po i dalin në ndihmë refugjatëve, shumica nga të cilët gra dhe fëmijë.
Presidentja ka përmendur përgjigjen efikase dhe njerëzore të shtetit dhe popullit lituanez ndaj popullit ukrainas dhe në këtë kontekst ka përmendur përvojën e ngjashme të popullit tonë para dy dekadash.
“Populli i Kosovës e ka përjetuar ngjashëm tmerrin e luftës, gjenocidit dhe dëbimit me dhunë nga shtëpitë e tyre, prandaj u solidarizuam me ukrainasit, krah të cilëve janë bashkuar të gjithë popujt liridashës të botës”, ka thënë Osmani.
Presidentja po ashtu ka vendosur kurorë lulesh në kujtim të dëshmorëve të rënë në përpjekje për ta rikthyer lirinë dhe demokracinë në Lituani, duke kujtuar trimërinë e tyre, e cila hodhi themelet e Lituanisë së sotme liridashëse e demokratike.
Ndërkaq para një grupi akademikësh dhe studentësh të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave Politike në Universitetin e Vilniusit, Presidentja Osmani ka diskutuar mbi mbrojtjen e demokracisë. Presidentja theksoi se lufta barbare dhe gjenocidale e Rusisë në Ukrainë është dëshmi se sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla, liria dhe sovraniteti, si dhe vlerat tona të përbashkëta demokratike nuk duhen asnjëherë të merren si të mirëqena.
“Si dy vende të cilat janë përballur gjatë me agresorë e tiranë, Lituania dhe Kosova do të vazhdojnë që ta forcojnë partneritetin dhe ta mbrojnë me çdo kusht lirinë, demokracinë dhe sovranitetin,” theksoi Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani gjithashtu ka vizituar qytetin Kaunas në Lituani i cili sivjet është kryeqyteti evropian i kulturës, ku është takuar me kryetarin e Komunës Visvaldas Matijošaitis dhe ka vizituar Muzeun Kombëtar të Artit ku janë shfaqur ekspozita të ndryshme, përfshirë edhe mbi mbijetesën e shtypjes në Kaunas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City