Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajon dhe Evropë.
Në një postim në rrjete sociale, Meta ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke i bërë thirrje autoriteteve shqiptare që “të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses”.
“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor”, ka shtuar Meta.
“Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Evropë”, ka thënë në përmbyllje të postimit Presidenti.
Kujtojmë që dje, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!”, ka thënë Rama në një intervistë gjatë vizitës së tij në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City