Fillimi i agresionit në Ukrainë nga ana e Vladimir Putinit ka rezultuar me “hapjen e një sërë frontesh”.
Por një nga pasojat më katastrofike nga të gjitha për presidentin rus është perspektiva gjithnjë e më e mundshme e anëtarësimit të Finlandës në NATO, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Kombi nordik pritet të shpallë interesin e tij formal për anëtarësim në NATO pasi Komiteti i tij i Punëve të Jashtme të hartojë një përgjigje ndaj raportit të sigurisë të qeverisë – i cili përfshin opsionin e bashkimit me aleancën.
Pas kësaj, parlamenti finlandez do të zhvillojë një debat të jashtëzakonshëm nëse do të miratojë rekomandimet e raportit të sigurisë.
Në këtë pikë ka shumë të ngjarë që NATO do ta ftojë vendin të deklarohet për anëtarësimin në aleancë.
Besohet gjerësisht se kjo do të ndodhte shumë shpejt, pasi Finlanda tashmë përmbush shumicën e kritereve dhe ka shumë pak gjasa që ndonjë anëtar i NATO-s të kundërshtojë një gjë të tillë.
Sondazhe të shumta të fundit të opinionit kanë treguar se të paktën 60% e finlandezëve janë tani në favor të anëtarësimit në NATO, një rritje e madhe nga niveli i mëparshëm prej rreth 30% në vitet e kaluara.
Nëse kjo ndodh siç pritet, ky vend me më pak se 6 milionë banorë do të ketë “rivizatuar hartën e sigurisë evropiane” në një mënyrë që më parë ishte e paimagjinueshme dhe kjo mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme për Rusinë.
Përpara se Putini të fillonte agresionin në Ukrainë, ai e bëri të qartë vlerësimin e tij se NATO-ja ishte afruar shumë me Rusinë dhe se duhej të “kthehej” në kufijtë e saj të viteve 1990, përpara se disa vende që ose fqinjë me Rusinë ose ishin ish-shtete sovjetike t’i bashkoheshin aleancës ushtarake.
Rusia aktualisht ndan rreth 1200 kilometra të kufirit tokësor me pesë anëtarë të NATO-s, sipas aleancës.
Pranimi i Finlandës do të nënkuptonte që një komb me të cilin Rusia ndan një kufi prej 1300 kilometrash do të bëhej zyrtarisht “bashkë ushtarakisht me Shtetet e Bashkuara”.
Dhe kjo, jo vetëm që do të ishte një lajm i keq për Kremlinin, por anëtarësimi i Finlandës do të ishte mjaft i favorshëm për NATO-n, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht nga popullsia e saj relativisht e vogël, Finlanda është një fuqi serioze ushtarake që ka qenë jozyrtarisht e lidhur me Perëndimin për dekada.
Ushtria e saj ka përdorur për dekada pajisje të blera nga Shtetet e Bashkuara që janë “në përputhje” me ato të aleatëve të NATO-s, që do të thotë se mund të bashkohet lehtësisht me misionet e NATO-s nëse vendos ta bëjë këtë.
Ideologjia e ‘mbijetesës’
Shumë besojnë se e vetmja arsye pse Finlanda nuk i ishte bashkuar aleancës përpara krizës në Ukrainë ishte pragmatizmi i thjeshtë.
“Siguria finlandeze ka qenë gjithmonë e bazuar në dy koncepte: së pari gjeografia dhe historia; së dyti idealizmi dhe realizmi”, ka thënë për CNN, Alexander Stubb, një ish-kryeministër i Finlandës.
“Në një botë ideale ne duam të bashkëpunojmë me Rusinë, së cilës nuk mund t’i shpëtojmë pasi është fqinji ynë gjeografik. Por ne gjithashtu e dimë nga historia se kërcënimi më i madh real për sigurinë tonë kombëtare është Rusia. Me kalimin e kohës, realiteti që Rusia është e gatshme të krijojë kaosin më të madh në rajonin tonë është bërë edhe më i qartë, kështu që anëtarësimi në NATO bëhet opsioni pragmatik”, ka vlerësuar ai.
Historikisht, Finlanda ka lundruar në këto realitete konkurruese duke kënaqur njëkohësisht shqetësimet e sigurisë së Rusisë, sado irracionale të jenë ato, duke mbajtur gjithashtu shpenzime të larta për mbrojtjen dhe një ushtri të qëndrueshme që është në përputhje me aleatët perëndimorë.
“Ideja që një vend perëndimor do të pushtonte Rusinë ka qenë gjithmonë mashtruese, por ne jemi përpjekur t’i minimizojmë këto shqetësime duke nxitur tregtinë dhe duke bashkëpunuar në fusha të tjera”, tregon Charly Salonius-Pasternak, një studiues kryesor në sigurinë globale në Institutin Finlandez të Çështjeve Ndërkombëtare.
Ai shton, megjithatë, se sa i përket politikave si rekrutimi – të gjithë burrat finlandezë mund të thirren për shërbimin ushtarak – dhe shpenzimet e larta të mbrojtjes, politikanët finlandezë “i kanë arsyetuar” vazhdimisht para publikut me atë se “mënyra idealiste e jetesës së Finlandës duhet të ruhet me çdo kusht”.
“Ideologjia e paracaktuar e Finlandës ka qenë ajo e mbijetesës. Në 100 vitet e fundit ne jemi bërë një vend i fortë, sovran me standarde të larta jetese. Na është dashur të sakrifikojmë tokë për të ruajtur paqen”, vë në pah Salonius-Pasternak.
“Prandaj është me rëndësi jetike që mënyra jonë e jetesës të mbijetojë, qoftë kjo me diplomaci pragmatike apo duke marrë një qëndrim më të ashpër kundër kërcënimit tonë më të madh”.
Sidoqoftë, vlerëson analiza e CNN, nuk ka dyshim se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte një goditje e madhe për Putinin, përcjell Telegrafi.
Kjo jo vetëm që do të nënkuptonte ato 1300 kilometra shtesë të kufirit të përbashkët me aleancën, por simbolikisht do të shkonte më tej në bashkimin e koalicionit anti-Putin që është shfaqur që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Vendet që dikur ishin neutrale tani po ofrojnë fonde dhe armë për Ukrainën dhe vendi i udhëhequr nga Putini është me më pak aleatë çdo ditë.
Një gjë e tillë gjithashtu do të zgjeronte ndikimin e NATO-s në Evropën veriore deri në Arktik, një zonë që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme gjeopolitikisht për shkak të burimeve të saj natyrore, vendndodhjes strategjike dhe pretendimeve të shumta territoriale – përfshirë Rusinë, Finlandën dhe SHBA-në.
Suedia, e cila është fqinj me Finlandën në perëndim, po konsideron gjithashtu bashkimin me aleancën – dhe pranimi i Finlandës do këtë bënte atë edhe më të mundshme, pasi të dy vendet kanë qenë në një udhëtim të ngjashëm që nga fillimi i krizës në Ukrainë.
Përgjigja ruse
Sigurisht, ka shqetësime se si Rusia mund të reagojë ndaj Finlandës që shpreh dëshirën e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Martti Kari, i cili më parë ka shërbyer si ndihmës shefi i inteligjencës së mbrojtjes të Finlandës, i tha CNN se Rusia tashmë po fillon një fushatë dezinformimi kundër saj.
“Pretendimi kryesor është se Finlanda është një vend nazist, sepse ne kemi luftuar kundër Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore së bashku me Gjermaninë naziste”, thotë ai.
Ai parashikon se Rusia mund të shkelë hapësirën ajrore të Finlandës dhe të ndërpresë aktivitetet e saj në det, duke përfshirë transportin, si dhe të rrisë operacionet e saj të inteligjencës kundër këtij vendi.
Ndërsa Håkon Lunde Saxi, një profesor i asociuar në Kolegjin Norvegjez të Mbrojtjes, mendon se çdo lëvizje drejt anëtarësimit finlandez në NATO “ndoshta do të rezultonte në një ngritje ushtarake ruse përgjatë kufirit të ri të NATO-s me Rusinë, gjë që në vetvete nuk do të ishte e dobishme për Finlandën ose sigurinë evropiane”.
Megjithatë, ai beson se përfitimet do të tejkalojnë “pasojat e mundshme negative të gjurmëve ushtarake ruse përgjatë kufirit të Finlandës”.
Dhe pavarësisht shqetësimeve mbi atë që do të ndodhte në periudhën e përkohshme, zyrtarë të shumtë i kanë thënë CNN se presin që anëtarët e aleancës, veçanërisht Britania e Madhe dhe SHBA, të garantojnë sigurinë finlandeze përgjatë këtij procesi.
Sigurisht, asgjë nuk është e sigurt derisa Finlanda të bëjë lëvizjen e parë për të deklaruar qëllimin e saj.
Por me miratimin e publikut, mbështetjen politike dhe qasjen e Rusisë, nuk ka asnjë dyshim se qëllimi i Putinit për të zvogëluar ndikimin e NATO-s në Evropë ka rezultuar mbrapsht, në mënyrë spektakolare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A