LAJMI I FUNDIT:

Krahasime të shumta mes Juventusit dhe Interit – nga kush e ka skuadrën më të vlefshme deri te kush shpenzon më shumë në paga

Krahasime të shumta mes Juventusit dhe Interit – nga kush e ka skuadrën më të vlefshme deri te kush shpenzon më shumë në paga

Juventusi dhe Interi takohen sot (e mërkurë) në finalen e Kupës së Italisë dhe megjithëse bardhezinjtë kanë një skuadër më të vlefshme, Nerazzurrët mund të llogarisin në lojtarë më me përvojë.

Të dy skuadrat takohen në Stadio Olimpico në Romë sonte dhe ndërsa Juventus do të përpiqet ta mbyllë sezonin me të paktën një trofe në duart e tyre, kampionët në fuqi të Serie A do të kërkojnë trofeun e dytë këtë sezon.


Interi është i pamposhtur kundër Juventusit këtë sezon dhe mund të fitojë tre ndeshje radhazi kundër Bianconerëve për herë të parë që nga sezoni 1929/30.

Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Kupës së Italisë
Lexo po ashtu Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Kupës së Italisë

Mediumi Tuttomercatoweb analizoi dy skuadrat duke theksuar se Bianconerët kanë skuadër pak më të vlefshme, pasi vlejnë 555 milionë euro kundrejt 529 milionë eurove të Interit.

Vlera mesatare e lojtarëve të Bianconerëve është 22 milionë euro, 1 milion euro më shumë se ajo e Interit (duke marrë parasysh 25 lojtarë për ekip).

Takimi i parë pas 57 vitesh në finale, Juventusi dhe Interi janë përballur vetëm dy herë për trofeun
Lexo po ashtu Takimi i parë pas 57 vitesh në finale, Juventusi dhe Interi janë përballur vetëm dy herë për trofeun

Pagat vjetore bruto të bardhezinjve janë rreth 170 milionë euro, ndërsa Nerazzurrët shpenzojnë 140 milionë euro për të paguar pagat e lojtarëve të tyre.

Massimiliano Allegri ka një skuadër më të re (mesatarisht 27 vjeç) se Inzaghi (rreth 30 vjeç) dhe Nerazurrët gjithashtu kanë më shumë lojtarë të huaj se Zonja e Vjetër: 17 (68%) me 14 (56%). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori