LAJMI I FUNDIT:

Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Kupës së Italisë

Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Kupës së Italisë

Juventusi dhe Interi do të luajnë sonte (e mërkurë) mbrëma në finalen e madhe të Kupës së Italisë për edicionin 2021/22.

Dy rivalët më të mëdhenj italian do të ndeshen mes vete për trofeun e parë të sezonit, pasi tashmë kanë siguruar finalen e madhe të Coppa Italia.

Vendi: Stadio Olimpico (Romë)

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Juventus

Luca Pellegrini dhe Manuel Locatelli u rikthyen në stërvitje javën e kaluar dhe do të udhëtojnë në Romë me pjesën tjetër të skuadrës, por asnjëri nga të dy nuk do të fillojë si titullar sonte.

Mattia De Sciglio është pezulluar për ndeshjen finale, ndërsa Mattia Perin do të startojë në portë.

Inter

Alessandro Bastoni ka të ngjarë të startojë pavarësisht se nuk është 100 për qind i aftë për finalen për shkak të një dëmtimi të fundit në kyçin e këmbës, përndryshe njëri mes Federico Dimarco ose Danilo D’Ambrosio do ta zëvendësojë atë.

Përveç kësaj situate, Interi pritet të luajë me pjesën tjetër të 11-shes së tyre të rregullt.

Fakte

Juventusi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Coppa Italia.

Juventusi ka parë nën tri gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në të gjitha garat.

Interi ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit në Coppa Italia.

Interi është i pamposhtur në 15 nga 16 ndeshjet e fundit në Coppa Italia.

Analizë

Juventusi do të ketë mundësinë për të mbrojtur titullin e tyre pasi eliminoi Fiorentinën në gjysmëfinale muajin e kaluar.

Nga ana tjetër, Interi eliminoi rivalët lokal të Milanit me rezultat të përgjithshëm 3-0 dhe do të përballet me Bianconerët në një finale për herë të dytë këtë sezon.

Interi i ka fituar dy ndeshjet e mëparshme kundër Juventusit me diferencë të ngushtë, megjithëse Juventusi i mundi në gjysmëfinalen e vitit të kaluar.

Ky është shansi i fundit për skuadrën e Massimiliano Allegrit për të shmangur sezonin e tyre të parë pa trofe që nga viti 2011, ndërsa një fitore mund ta vendosë ende Simone Inzaghin në rrugën e duhur për një tripletë vendase në sezonin e tij të parë me Nerazzurrët.

Përplasjet e fundit mes të dyja ekipeve kanë qenë kryesisht të balancuara. Interi është ndoshta favorit në bazë të formës, megjithëse Juve mund t’i detyrojë lehtësisht që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko

Juventus (4-4-2): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, Vlahovic

Parashikimi: Juventus 1-1 Inter

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori