LAJMI I FUNDIT:

Rama kërkon hetimin e 21 janarit dhe tragjedisë së Gërdecit: Vonesat e SPAK janë të pajustifikuara

Rama kërkon hetimin e 21 janarit dhe tragjedisë së Gërdecit: Vonesat e SPAK janë të pajustifikuara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar sot nga Prokuroria e Posaçme SPAK fillimin e hetimeve për 21 janarit ku 4 protestues u vranë para Kryeministrisë në Tiranë dhe tragjedinë e Gërdecit ku pas shpërthimit në një fabrikë demontimi armësh humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Në një komunikim me gazetarët, Rama ka thënë se këto çështje të mëdha kanë ngelur pa u hetuar nga drejtësia e re.


Ai shtoi se vonesat e SPAK janë të pajustifikuara, ndërsa pritshmërisë e qytetarëve janë të mëdha.

Ai ka kërkuar gjithashtu hetimin e të gjithë politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“SPAK së shpejti mbush 3 vjet, Vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite, pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe barabartë mbush 35 vjet”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se të drejtën për të ndarë me opinion publik qëndrimin për punën e drejtësisë nuk ia ndalon askush.

“Si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i kanë dhënë kësaj reforme fuqinë e mbështetjes së vet”, ka shtuar Rama.

“Po dhe si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, por edhe nga mbështetësit e saj që janë krejt të palumtur sot për shkak të mos gjithanshmërisë të spektrit të hetimeve dhe gjykime të deritanishme, unë besoj se të drejtën që në këtë moment mbyll një cikël dhe hap një cilët të ri, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin për punën e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush”, tha ai më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori