LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet seksualisht e mitura në Gjilan

Sulmohet seksualisht e mitura në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në datat 07-08 maj, në Gjilan.


Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht te miturën femër kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/