Kryeministri i Kosovës, Albin Kuti, ka përkujtuar heroin e kombit Ilir Konushevci në 24-vjetorin e rënies së tij heroike.
Kuri ka thënë se pas rënies së Zahir Pajazitit, Ilir Konushevci ishte figura kyçe e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit.
Tutje tha se “megjithëse dorasit e Ilirit u zbuluan që më 1998, asnjë instancë e drejtësisë nuk i hetoi dhe nuk i sqaroi deri në fund rrethanat e vrasjes së tij. Vrasja e Ilir Konushevcit duhet shtruar me të gjithë emrat dhe motivet e saj, para drejtësisë dhe para historisë”.
“Për një ushtri luftëtarësh të lirisë si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e themeluar dhe e ngritur krejtësisht nga fillimi prej vullnetarësh, një nga sfidat më të vështira qe furnizimi me armë dhe municion. Historia e logjistikës së UÇK-së, ka për kryepersonazh një nga luftëtarët me kontributin më të madh dhe më të çmuar për çlirimin e Kosovës, Ilir Konushevcin – Mërgimin. Sot është përvjetori i 24-të i vrasjes së Ilir Konushevcit, më 9 maj 1998.
I lindur më 20 qershor 1969 në fshatin Llugë të Llapit, Ilir Konushevci i takon grupeve të para të armatosura që zgjodhën rrugën e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore. Më 13 maj 1992, Iliri së bashku me shokë themeluan grupin ilegal “Shqiponjat” që një vit më pas, bashkëpunoi edhe me Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Nga qershori i vitit 1996, Iliri u bë i afërm me grupin e Zahir Pajazitit e Hakif Zejnullahut, të cilët bashkë me Edmond Hoxhën ranë më 31 janar 1997, si dhe ishte i pandarë me Adrian Krasniqin deri në rënien e tij më 16 tetor 1997. Ilir Konushevci u kthye në drejtuesin e grupit kryesor të logjistikës së UÇK-së. Me dhjetëra herë, me shokë e kaloi kufirin që ndante Shqipërinë dhe Kosovën, duke furnizuar me armë dhe municione pothuajse të gjitha njësitet e UÇK-së. Grupi logjistik i Mërgimit, ishte kanali me prurjet më të mëdha furnizuese të UÇK-së, i cili ka lënë pas një dokumentacion historik shumë të vëllimshëm dhe të pasur me shënime dhe të dhëna për logjistikën e UÇK-së.
Natën e 8 majit 1998, Ilir Konushevci bashkë me doktor Hazir Malajn, shtëpia e të cilit ishte menduar për një bazë të re, u nisën nga Tirana për në fshatin Tpla të Tropojës, në përcjellje të një kamioni me armë që do të dërgoheshin drejt Kosovës. Rrugës nga Qafëmali drejt Bajram Currit, pas mesnatës, afër fshatit Miliskajë, ata ranë në një pritë të organizuar, ku Iliri fillimisht u plagos, kurse një nga atentatorët u plagos rëndë dhe vdiq. Iliri Konushevci dhe doktor Hazir Malaj u vranë në orët e para të 9 majit 1998, në Poravë. Në gjendjen gati anarkike në Shqipërinë kaotike të pas trazirave të vitit 1997, ku jo të gjithë e përkrahnin luftën e UÇK-së dhe ku vepronin edhe elemente të strukturave serbe, Ilir Konushevci u vra teksa po çonte dërgesën e fundit me armë drejt Kosovës, meqë kishte vendosur që tutje të qëndronte në Kosovë. Pas vrasjes së Zahir Pajazitit, Ilir Konushevci ishte figura kyçe e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit. Megjithëse dorasit e Ilirit u zbuluan që më 1998, asnjë instancë e drejtësisë nuk i hetoi dhe nuk i sqaroi deri në fund rrethanat e vrasjes së tij. Vrasja e Ilir Konushevcit duhet shtruar me të gjithë emrat dhe motivet e saj, para drejtësisë dhe para historisë.
Përtej nga ajo çfarë lexohet në një letër të tij, ku ai thjesht është nënshkruar me “Ju përshëndes nga zemra, ushtari i UÇK-së Mërgimi”, Ilir Konushevci ishte ushtari ideal i lirisë, i denjë për pararendësin e tij Zahir Pajaziti të cilin e pasoi në detyra. Në kujtim të gjithë veprimtarisë dhe jetës së atij që ishte koka dhe zemra e logjistikës së luftës për çlirimin e Kosovës, sot nderojmë Ilir Konushevcin, Mërgimin e UÇK-së”, ka shkruar Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare