LAJMI I FUNDIT:

Futbollistet e reja të Kosovës fitojnë turneun e UEFA-s

Futbollistet e reja të Kosovës fitojnë turneun e UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave ka triumfuar në turneun “UEFA Development” që u mbajt në Shqipëri.

Pas fitoreve ndaj Kazakistanit dhe Shqipërisë, të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit kanë shënuar fitore edhe në takimin e tretë dhe të fundit të turneut kundër Malit të Zi, me rezultat 2:0.


Kësisoj, Dardanet e reja e kanë mbyllur turneun në pozitën e parë me 8 pikë, teksa pas tyre janë renditur Shqipëria, me 4 pikë, Kazakistani, me 3 pikë dhe Mali i Zi, me 2 pikë. Vashat e Kosovës e dominuam plotësisht lojën edhe në përballje me bashkëmoshataret e tyre nga Mali i Zi, teksa çështjen e fitores e përmbyllën qysh në 15 minutat e parë. Kreatore e fitores ishte Alba Shabani, me dy gola të realizuar, në minutat 7 dhe 15.

Pas kësaj epërsie futbollistet e Kosovës e menaxhuan mirë lojën dhe nuk lejuan për asnjë moment që t’u rrezikohet fitorja. Përzgjedhësi Kushtrim Munishi u shpreh i lumtur me paraqitjen e ekipit gjatë këtij turneu, teksa theksoi se ky triumf i motivon lojtaret për suksese të reja.

“Ishte ky një turne shumë i vlefshëm për ne, pasi na shërben për ta përgatitur gjeneratën e re të Përfaqësueses U17 për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Paraqitja e vajzave ka qenë e shkëlqyeshme në të tria ndeshjet, derisa ashtu siç e kërkon formati i këtij turneu që të gjitha lojtaret e grumbulluara kanë pasur minutazh të njëjtë loje. I përgëzoj vajzat për paraqitjen e mirë në këtë turne dhe besoj se ky triumf do t’i motivojë ato për punë edhe më të madhe në të ardhmen dhe për suksese të reja. Është kënaqësi kur puna e bërë shpërblehet edhe me sukses dhe sigurisht se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta rritur nivelin e futbollit të vajzave”, ka thënë Munishi.

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori