LAJMI I FUNDIT:

OBSH mbledh prova për krime të mundshme lufte në Ukrainë

OBSH mbledh prova për krime të mundshme lufte në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ka “dokumentuar 200 sulme në spitale dhe klinika” në Ukrainë, duke shtuar se po mbledh prova për një hetim të mundshëm të krimeve të luftës në sulmet.

“Sulmet e qëllimshme në objektet e kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe si të tilla – bazuar në hetimin dhe atribuimin e sulmit – përfaqësojnë krime lufte në çdo situatë”, tha drejtori i Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan, të shtunën në kryeqytetin ukrainas Kiev.


“Ne vazhdojmë të dokumentojmë dhe të dëshmojmë për këto sulme… dhe kemi besim se sistemi i OKB-së dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe të tjerët do të ndërmarrin hetimet e nevojshme për të vlerësuar qëllimin kriminal pas këtyre sulmeve”.

Ryan, në një vizitë të paparalajmëruar së bashku me shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë shtypi se ishte përgjegjësi e qartë e palëve ndërluftuese për të shmangur sulmin ndaj objekteve shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Rusia ka mohuar akuzat e mëparshme nga Ukraina dhe vendet perëndimore për krime të mundshme lufte dhe gjithashtu ka mohuar të ketë vënë në cak civilët në luftë.

Ryan tha se 200 rastet nuk përfaqësonin tërësinë e sulmeve ndaj objekteve mjekësore të Ukrainës, vetëm ato që OBSH kishte verifikuar. Kievi ka thënë se ka pasur rreth 400 sulme të tilla që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Ghebreyesus tha në të njëjtën konferencë shtypi: “Mesazhi im për të gjithë popullin e Ukrainës është ky: ‘OBSH qëndron pranë jush’ … Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë këtë luftë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori