Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar sot lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Gjermani dhe takimin atje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Berisha në një postim në Facebook shkruan se populli i Kosovës masivisht i besoi Albin Kurtit, një politikan anarkisto-majtist, se Kosova nuk e diskuton me askënd sovranitetin e saj, ndërkaq jo vetëm që nuk e pyet kush a ka ndonjë kusht për Vuçiqin por pozon i buzëqeshur në një atmosferë relaksuese të darkës ndonëse tema e Asociacionit, një kauzë tjetër e rrejshme politike, është në tryezë.
Lexoni të plotë postimin:
Sovraniteti në kohën e sotme është iluzion – thotë gjeniu i letrave dhe disidenti çek Milan Kundera.
Këtë, për fat të keq, më së miri është duke e dëshmuar lufta në Ukrainë, që jovetëm relativizoi sovranitetin përmes luftës por edhe shtetet tjera duke përfshirë Gjermaninë, shteti i madh lokomotiv e ekonomisë evropiane, e cila relativizoi sovranitetin në raport me kërkesat e SHBA-së, përndryshe ekzistenca e saj vihej në dyshim prej ambicieve ruse që dhunshëm të dominoj Evropën.
Për dallim prej politikës racionale që zhvillojnë evropianët, populli i Kosovës, një shtet ende i papërfunduar në kontekstin ndërkombëtar, masivisht i besoi Albin Kurtit, një politikan anarkisto-majtist, se Kosova nuk e diskuton me askënd sovranitetin e saj tue e përfshi edhe Amelikën siç shprehej ai ne formen me jorespektuese ndaj vendit pa të cilin as liria e as shtetësia e Kosovës nuk do të bëhej realiteti.
Tash, që pikërisht kjo Amerikë që gjërat nuk mund t’ia lë rastit, Kurti jo vetëm që nuk e pyet kush a ka ndonjë kush për Vuçiqin por pozon i buzëqeshur në një atmosferë relaksuese të darkës ndonëse tema e Asosacionit, një kauzë tjetër e rrejshme politike, është në tryezë me Vuçiqin.
Zaten, historia e majtistëve shqiptarë ne – 80 vitet e fundit është e njëjtë, tue qenë një e majtë sllaviste gjithmonë kanë përfunduar në gjirin sllavë, një traditë e kobshme, që për një periudhe arriti ta prishte politikani i djathtë dr. Rugova.
Tash, çështja e çdo diskutimi për veprimet e Kurtit për mua është e parëndësishme, ngase pritjet racionale janë të qarta, por çështja është te shoqëria kosovare, se vërtet ne, pas gjithë këtyre historive të kobshme me ideologjinë sllavo-lindore, prapë duam të përfundojmë në gjirin e tyre, në një kohë kur as kombet sllave nuk duan të kenë punë me Rusinë?!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër