LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë

Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë

Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të Shtabit të misionit KFOR të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

Gjenerali Garffer pason gjeneral brigade John Bozicevic po ashtu nga ushtria amerikane, në një ceremoni në Shtabin e KFOR-it sot në Prishtinë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të NATO-s dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.


“Ka qenë një privilegj të shërbej në misionin më të gjatë të NATO-s në historinë e Aleancës Atlantike. Unë e di se KFOR-i do të vazhdojë të bëjë një ndryshim për sigurinë lokale dhe rajonale, nën udhëheqjen e aftë të gjeneral brigade Arthur J. Garffer”, tha gjeneral brigade John Bozicevic.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutash lavdëroi shefin e Shtabit në largim për shërbimet e tij, duke thënë se John Bozicevic ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.

Gjatë takimit me Arthur Garffer, kreu i KFOR-it Ozkan Ulutash tha se ai do të sjellë një përvojë jetike për punën e këtij misioni në kryerjen e detyrave në të ardhmen.

“Jam i bindur se lidershipi i tij do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të efektivitetit tonë operacional, ndërsa ne vazhdojmë përpjekjet tona në mbështetje të sigurisë për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha Ulutash.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), dhe punon në koordinim të ngushtë me të dyja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori