LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur zyrtarja në Alabama ndihmoi arratisjen e ‘vrasësit’ – me të cilin kishin një ‘marrëdhënie të veçantë’ në burg

Momenti kur zyrtarja në Alabama ndihmoi arratisjen e ‘vrasësit’ – me të cilin kishin një ‘marrëdhënie të veçantë’ në burg

Ky është momenti kur një roje femër nxjerr vjedhurazi një vrasës të dënuar nga një burg në Alabama para se të iknin me një AR-15 dhe një armë gjahu.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vicky White u kap nga një kamera sigurie duke u larguar nga burgu i Lauderdale County me një ‘përbindësh’, Casey White.


Autoritetet në Alabama kërkojnë një të burgosur dhe zyrtaren e burgut, tregohet se si ajo ndihmoi arratisjen e tij
Lexo po ashtu Autoritetet në Alabama kërkojnë një të burgosur dhe zyrtaren e burgut, tregohet se si ajo ndihmoi arratisjen e tij

E veja 56-vjeçare thuhet se hapi derën për banditin 38-vjeçar – i cili ende mbante pranga – para se të hipnin në një makinë të zezë dhe të largoheshin me shpejtësi në orën 9:30 të së premtes.

Ngjarja vjen teksa ish e dashura e maniakut iu lut Vicky-t që të largohej nga vrasësi pasi ata kaluan ditën e pestë në arrati.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, e paralajmëroi atë se ajo ishte “e disponueshme” për vrasësin.

Ajo tha se ai e kishte ‘manipuluar’ dhe se ajo duhej të kërkonte ndihmë para se ajo ose dikush tjetër ‘të humbiste jetën’.

Ndërkohë policia zbuloi se të burgosur të tjerë u kishin thënë atyre që Vicky dhe Casey – kishin një ‘marrëdhënie të veçantë’ në burg. /Telegrafi/