LAJMI I FUNDIT:

Halimi nga LDK: Mediat e gazetarët përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime 

Halimi nga LDK: Mediat e gazetarët përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime 

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi në Ditën e Lirisë së Shtypit ka thënë se mediat e gazetarët në Kosovë çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime. 

Halimi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë fakt edhe më shqetësuese e bënë kur këto sulme vijnë nga pushteti.


Krasniqi në Ditën e Lirisë së Shtypit: Qeveria të rrisë transparencën dhe llogaridhënien
Lexo po ashtu Krasniqi në Ditën e Lirisë së Shtypit: Qeveria të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

“Organizatat ndërkombëtare si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të gjithë së bashku duhet të angazhohemi fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë. Ditët si kjo të na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë”, ka shkruar Halimi në Facebook. /Telegrafi/