Christopher Hill, i cili e kaloi muajin e parë si ambasador amerikan në Beograd, pohoi se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po presin që Serbia t’i bashkohet vendeve që sanksionuan Rusinë, por se shteti serb vendos për këtë dhe se nuk ka presion ndaj saj.
Megjithatë, ai nuk tha qartë nëse do të ketë pasoja në marrëdhëniet serbo-amerikane, nëse Serbia do të refuzonte të sanksiononte shtetin rus.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hill thotë gjithashtu se Serbia duhet të “rimendojë nëse beson se Rusia do ta ndihmojë rreth rastit me Kosovën”. Ambasadori amerikan ka folur edhe nëse pret një çasje më ndryshe të Qeverisë së re të Serbisë.
I pyetur se cili është mesazhi kryesor për Serbinë pas vizitave të zyrtarëve të lartë amerikanë, ai u përgjigj se gjatë këtyre vizitave janë diskutuar tema të shumta.
“Tema e parë ishin marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së dhe do të thoja se marrëdhëniet janë të mira, por besoj se mund të bëjmë edhe më shumë. Sigurisht, një nga temat ishte situata në Ukrainë, një nga tragjeditë më të mëdha të këtij shekulli. Prandaj, nuk është për t’u habitur që përfaqësuesit amerikanë paraqitën aspekte të ndryshme të asaj situate në kombinim me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së dhe faktin se nga perspektiva e BE-së dhe SHBA-së, Serbia duhet të veprojë si anëtare e BE-së dhe të vendos sanksione. Është e qartë se kjo është politika jonë dhe nga ana tjetër Serbia duhet të mendojë për këtë”, ka thënë Hill.
Hill tha se Rusia nuk mund të jetë tani mik apo aleat me të cilin mund të krenohesh.
Ambasadori Hill u pyet nëse Serbia do të ketë pasoja nëse vazhdon të refuzojë t’i vendosë sanksione Rusisë.
“Është një pyetje hipotetike. Ajo që do të donim është thellimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ne e dimë se sa e rëndësishme është Serbia në rajon dhe në Europë dhe do të donim të kishim marrëdhënie më të mira. Shtetet e Bashkuara tani kanë marrëdhënie më të mira me BE-në për shkak të kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë. Ne po flasim me Serbinë se çfarë mund të bëjmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj lufte… Nuk do të doja të hyja në këtë, nuk po flasim për pasojat. Thelbi është se ne do të donim marrëdhënie më të mira, mundësinë për të gjetur interesa të përbashkëta”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak