LAJMI I FUNDIT:

Milani e bën prioritet transferimin e Christopher Nkunkus

Milani e bën prioritet transferimin e Christopher Nkunkus

Christopher Nkunku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me RB Leipzig.

Sulmuesi francez ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion ku ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.


24-vjeçari në 47 ndeshje zyrtare ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë.

Bayern Munich, PSG, Manchester United, Arsenal, Real Madrid, Milan e Manchester City kanë shprehur interesim për transferimin e yllit francez.

Por gjiganti italian AC Milan e ka bërë prioritet transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Rossonerët janë duke luftuar për titullin e kampionit derisa tanimë zyrtarisht kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, pjesëmarrje që i sjell atyre miliona euro.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara po kërkojnë me ngulm transferimin e Nkunkus dhe tanimë kanë pasur kontaktet e para me RB Leipzig.

Klubi gjerman synon që nga shitja e yllit të tyre të fitojnë rreth 70 milionë euro, derisa Rossonerët janë duke shikuar për të gjetur një mundësi që ta marrin francezin me një çmim më të ulët, por nuk përjashtohet mundësia që të ofrojnë edhe ndonjë futbollist në këtë marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori