Presidenti kroat, Zoran Milanoviq duket se ka shkaktuar një tjetër skandal diplomatik.
Milanoviq sugjeroi sot që Kroacia të bllokojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.
Zyrtarët e lartë në Finlandë dhe Suedi janë të indinjuar me deklaratën e të parit të shtetit të Kroacisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, ka telefonuar sot homologun kroat, Gordan Grliq Radman dhe i ka shprehur shqetësimin e tij, raporton index.hr.
Milanoviq u tha gazetarëve sot se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në aleancën verioro-atlantike mund të diskutohej, por se ai e konsideroi atë një “aventurë shumë të rrezikshme”.
Presidenti tha se nuk mund të vendosë vetë për hyrjen e këtyre vendeve në NATO, por se e konsideron atë “sharlatanizëm shumë të rrezikshëm”.
“Sa më përket mua, le të hyjnë në NATO, le t’i futin thikën në sy ariut të tërbuar. Por derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në BeH, derisa amerikanët, anglezët e gjermanët nuk e detyrojnë Sarajevën dhe Bakir Izetbegoviqin që brenda gjatë muajve të ndryshojnë ligjin zgjedhor dhe nuk u jepen të drejtat themelore kroatëve, parlamenti nuk duhet të ratifikojë pranimin e askujt në NATO”, tha presidenti kroat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi
Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit
Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?