LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.

Sipas raportit, rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Malishevë.

Fushë Kosovë, 24.04.2022 – 23:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 1.46 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. 


Prishtinë, 25.04.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij viktimave, femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 25.04.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka tentuar ta fus në makinë me dhunë vajzën e tij femër kosovare si dhe e ka kërcënuar me fjalë. Viktima nuk kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë, 25.04.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 25.04.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/