LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Duam të shkojmë në finale dhe ta fitojmë

Guardiola: Duam të shkojmë në finale dhe ta fitojmë
(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City duhet të jetë i jashtëzakonshëm në të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit – ka porositur Pep Guardiola.

Të martën mbrëma, lideri i Ligës Premier është nikoqir i liderit të La Ligas në Etihad Stadium në sfidën e parë gjysmëfinale.

Trajneri i Citizens pret që ndeshjet të jenë të ngushta, por mendon se ekipi i tij duhet te jetë vetvetja për të pasur një shans që të arrijnë në finale.


Ai e ka përmendur eliminimin që skuadra e tij ua shkaktoi Los Blancos në edicionin 2019/2020 në të tetën e finales (me rezultat të përgjithshëm prej 4-2).

(Foto: Twitter/Manchester City)

“Tash duam të jemi vetvetja dhe të garojmë mirë. Na nevojiten dy ndeshje të jashtëzakonshme për të arritur në finale dhe shpresojmë t’ia dalim”.

“Nuk është e nevojshme ta përsëritim se sa shumë respekt kemi për Real Madridin dhe sa të mirë janë ata. Është një nder”.

“Duam të arrijmë në finale dhe ta fitojmë finalen, njësoj sikurse Madridi, sikurse Villarreali dhe sikurse Liverpooli. Në të njëjtën kohë, nuk do ta nënvlerësoj kurrë atë që kemi bërë për të arritur këtu. Kurrë, kurrë”, ka deklaruar Guardiola në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Premier League
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Ligat tjera
Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Bundesliga
Kalo në kategori