LAJMI I FUNDIT:

Kush si vlerësohet, sa janë shanset: Listohen favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve

Kush si vlerësohet, sa janë shanset: Listohen favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve

Liverpooli dhe Manchester City janë favoritët e përbashkët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjeve të para gjysmëfinale.

Në një raportim të bërë nga The Sun, dy gjigantët anglezë shihen në shanset 6/5 për të ngritur trofeun në Paris më 28 maj.


Dyshja spanjolle, Real Madridi dhe Villarreali pritet të eliminohen nga gara në fazën gjysmëfinale.

Ndryshimet në Ligën e Kampionëve mund të hapin rrugën për një Superligë të ridizajnuar
Lexo po ashtu Ndryshimet në Ligën e Kampionëve mund të hapin rrugën për një Superligë të ridizajnuar

Real Madridin parashikohet në shanset 6/1, me Villarrealin ka marrë 20/1 për të ngritur trofeun, në atë që do të ishte titulli i parë i Ligës së Kampionëve për kampionët e Ligës së Evropës.

Është një ndeshje e dyfishtë Angli kundër Spanjës në gjysmëfinale të këtij viti, me Manchester Cityn që do të përballet me Real Madridin në një përsëritje të ndeshjes së 1/8 së finales në edicionin 2019-20, nga e cila përparoi City i Pep Guardiolës.

Skuadra e Guardiolës është favorit 4/11 për të kapërcyer kundërshtarët spanjollë këtë herë, me një vend për Real Madridin në finale me kuotën 2/1.

Liverpooli përballet me gjysmëfinalen më të lehtë në letër, duke u takuar me Villarrealin e Unai Emery, i cili shkaktoi një tronditje duke eliminuar Bayern Munichun në çerekfinale në fillim të kësaj jave.

Reds e Jurgen Klopp janë favoritët e 1/7 për të rezervuar vendin e tyre në atë që do të ishte finalja e tyre e 10-të, ndërsa skuadra e Emerys është në 9/2. /Telegrafi/