LAJMI I FUNDIT:

Joshua, Fury, Wilder, Usyk – Mike Tyson me analizë perfekte për secilin

Joshua, Fury, Wilder, Usyk – Mike Tyson me analizë perfekte për secilin

Mike Tyson ka bërë një përmbledhje rreth boksierëve elitë të peshave të rënda gjatë një bisede me Joe Rogan dhe është vërtet mahnitëse.

‘Iron Mike’ u kthye në podkastin e Joe Rogan “Experience” dhe iu kërkua të jepte mendimet e tij për Deontay Wilder dhe Anthony Joshua, si dhe kampionin e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO, Oleksandr Usyk dhe kampionin e peshave të rënda WBC, Tyson Fury.


Tyson shkoi në thellësi për të katër boksierët dhe është një lloj analize që nuk do ta dëgjoni nga askush tjetër:

I kishte kafshuar veshin Holyfieldit para disa dekadash, Mike Tyson tani prodhon ushqime në formën e një veshi
Lexo po ashtu I kishte kafshuar veshin Holyfieldit para disa dekadash, Mike Tyson tani prodhon ushqime në formën e një veshi

Deontay Wilder

“Të kesh një grusht të fortë është si të kesh një luftë bërthamore, por nuk i shërben askujt nëse nuk din ta përdorësh”.

Wilder pësoi në një humbje të dytë radhazi kundër Fury në tetor, pavarësisht se bëri një përpjekje të guximshme. ‘The Bronze Bomber’ është një grushtues i frikshëm, por ndaj Furyt nuk kishte asgjë të ofronte. Që atëherë ai ka mbetur joaktiv dhe nuk dihet se kur do të rikthehet në ring.

‘Do të ishte një gabim i trashanik’, ish-kampioni Carl Froch e këshillon Joshuan të mos ndeshet me Wilder
Lexo po ashtu ‘Do të ishte një gabim i trashanik’, ish-kampioni Carl Froch e këshillon Joshuan të mos ndeshet me Wilder

Anthony Joshua

“Ai kurrë nuk e ka humbur shpresën, ai ende po mëson. Kjo është arsyeja pse ai është i rrezikshëm. Sepse ai ende po mëson. Joshua duhet të rrisë ritmin, ai ka kaq shumë potencial. Ai duhet t’i kthejë ato goditje në diçka. Joshua nuk do qetësohet. Ai do të ketë një jetë të bukur pas boksit, ai është i bukur”.

Joshua është dy herë kampion i peshave të rënda në WBA, IBF, WBO dhe IBO, pasi i humbi nga Andy Ruiz Jr. në qershor 2019 përpara se t’i rikuperonte dhjetorin e ardhshëm.

Ai pësoi një humbje shokuese kundër Usyk në shtator dhe dyshja do të takohen sërish në këtë verë.

Rimeçi i Joshuas në rrezik, Usyk ka humbur shumë kilogramë
Lexo po ashtu Rimeçi i Joshuas në rrezik, Usyk ka humbur shumë kilogramë

Oleksandr Usyk

‘The Baddest Man on the Planet’ u fokusua në performancën e Usyk kundër Joshuas në dështimin e tij dhe deklaroi: “Usyk është shumë i vështirë për t’u goditur, ai ka atë lëvizje elitare të nivelit amator. Ishte shumë për Joshua”.

Rogan ndërhyn dhe pretendon se Usyk lëviz si një peshë e lehtë, gjë që sheh Tyson të sugjerojë Wilder si një kundërshtar të mundshëm.

Usyk kohët e fundit u kthye në atdheun e tij në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e forcave pushtuese nga Rusia.

Tifozët janë të bindur se Fury ia ka zbuluar taktikat e tij Whytes para super meçit me videon e publikuar në internet
Lexo po ashtu Tifozët janë të bindur se Fury ia ka zbuluar taktikat e tij Whytes para super meçit me videon e publikuar në internet

Tyson Fury

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, ishte i vetëshpallur “Gypsy King” dhe 55-vjeçari foli me shkëlqim.

Tyson pranoi: “Është e çuditshme ta marrësh seriozisht, sepse ai është shumë qesharak. Ai nuk e merr seriozisht meçin, ai qesh me njerëzit, duke lëpirë gjakun. Çfarë nuk shkon me këtë djalë? Duhet të jesh jashtë mendjes”.

Fury kthehet në aksion të shtunën në mbrëmje kur mbron titullin e tij kundër sfiduesit të detyrueshëm Dillian Whyte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori