Prishtina është mposhtur nga Ballkani për herë të parë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi nuk ishte në ditën më të mirë dhe pësoi humbje me rezultat 2-0.
Se Ballkani ishte shumë më mirë se Prishtina në këtë sfidë e pranoi edhe trajneri i kryeqytetasve, Abdulah Ibrakovic.
“Urojë Ballkanin për fitore. Ishte shumë më agresiv dhe më i mirë. Ne ishim të lodhur nga ngarkesa e ndeshjeve të kaluara, si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikik. Tash e kemi një javë për rikuperim dhe do të mundohemi të reagojmë”, deklaroi Ibrakovic.
Por trajneri boshnjak nuk mendon se Prishtina do të përfundojë në pozitën e barazhit në fund të edicionit.
“Mendoj se nuk rrezikojmë të mbesim në barazh. Të gjitha ndeshjet i kemi luajtur mirë, pos kësaj sot. Do të mbledhim forcat”, tha Ibrakovic.
Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo tetë më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Prishtina renditet e pestë me 38 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani udhëton te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret Drenicën. /Telegrafi/