LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich dhe PSG në ndjekje të mesfushorit Fabinho

Bayern Munich dhe PSG në ndjekje të mesfushorit Fabinho

Klubi anglez, Liverpooli përballet me një betejë për të mbajtur mesfushorin Fabinho këtë verë.

Ekspertët e mediumit RMC po raportojnë se Fabinho është një objektiv i PSG-së dhe Bayern Munichut, të cilët janë të interesuar për brazilianin.


“Skuadrat e mëdha si City, Barcelona, ​​Liverpool dhe të gjitha ato kanë mesfushorë mbrojtës të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht ekspertit gjerman Paolo Breitner.

“A është Kimmich në Bayern Munich një numër gjashtë i jashtëzakonshëm? Taktikisht, ne po i bëjmë vetes pyetjen”.

“Ëndrra e Bayern Munichut për verën e ardhshme është të ketë Fabinhon sepse ai është djalë, që ne e dimë se çfarë po bën, nuk i kërkojmë të bëjë asgjë tjetër, por ai e bën atë që bën shumë mirë”.

Konstatimeve të Breitner iu përgjigj Daniel Riolo, i cili mendon se Paris Saint-Germain është favorit.

“Oh jo, është PSG në krye, për një herë ata mund të kenë një lojtar të mirë në qendër!”, shtoi ekspertit Riolo. /Telegrafi/