LAJMI I FUNDIT:

Tifozët vërejnë reagimin qesharak të Phil Foden ndaj veprimeve të Diego Simeones

Tifozët vërejnë reagimin qesharak të Phil Foden ndaj veprimeve të Diego Simeones

Phil Foden mund të jetë shënjestruar nga Atletico Madridi të mërkurën mbrëma, por të paktën ylli i Manchester Cityt mund të shohë anën qesharake të takimit të ‘vështirë’ në Wanda Metropolitano.

City mori një barazim pa gola në Spanjë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me një fitore të përgjithshme 1-0 ndaj Atleticos.


Ndonëse ndeshjes mund t’i mungonin golat, ajo ishte e mbushur plot me drama, faulle dhe kartonë – me Foden që dukej se ishte në qendër të gjithçkaje.

Në fillim të lojës, ai ‘fluturoi’ nga një duel tronditës me mbrojtësin e Atleticos, Felipe, i cili e la anglezin me gjak të rrjedhur nga koka e tij.

Foden pati nevojë për një fashë në kokë për të trajtuar plagën, por ishte në gjendje të vazhdonte të luante deri në fund të ndeshjes.

Në fazat e mbylljes së ndeshjes, ai u përfshi në një tjetër incident me Felipen, i cili u duk se do të largonte lojtarin e Cityt pas një ndërhyrje të fortë.

Pas tollovisë që zgjati katër minuta në fushë, ajo vazhdoi edhe në tunel ku u desh të ndërhyjë policia: Atelico – Man City ishte ndeshje nervash
Lexo po ashtu Pas tollovisë që zgjati katër minuta në fushë, ajo vazhdoi edhe në tunel ku u desh të ndërhyjë policia: Atelico – Man City ishte ndeshje nervash

Një përleshje masive shpërtheu më pas pasi Stefan Savic u përpoq të tërhiqte Fodenin në këmbë, me Felipen që përfundimisht iu dha një karton i kuq pasi tollovia ishte qetësuar.

Gjatë gjithë ndeshjes, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ishte vetja e tij duke protestuar në zonën e tij.

Dhe tifozët tani kanë vënë re reagimin gazmor të Fodenit ndaj një shpërthimi të zjarrtë nga argjentinasi në fund të ndeshjes.

Ndërsa Simeone bënte gjeste të egra drejt gjyqtari, Foden i kompletuar me fashë – buzëqesh me mosbesim drejt bankinës së ekipit të tij.

Kështu me buzëqeshje përfundoi ndeshja për mysafirët, të cilët u kualifikuan tutje dhe do të ndeshen në gjysmëfinale me Real Madridin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori