LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq ka afat deri në muajin gusht – Me Rusinë ose me Evropën

Vuçiq ka afat deri në muajin gusht – Me Rusinë ose me Evropën

Periudha e uljes në dy karrige po përfundon dhe Serbia së shpejti do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Siç mëson gazeta beogradase, nova.rs, partnerët perëndimorë presin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të fillojë harmonizimin e politikës së jashtme me Bashkimin Evropian dhe t’i bashkohet sanksioneve deri në verë.


Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Serbia ka qëndruar mes Lindjes dhe Perëndimit, duke shmangur vendosjen e sanksioneve, por edhe dënimit të veprimeve të Rusisë.

Megjithatë, periudha e “uljes në dy karrige” po përfundon dhe Serbia do të duhet të marrë një vendim – Bashkimin Evropian apo Rusinë, transmeton Telegrafi.

Rruga e mëtejshme evropiane e Serbisë do të varet në masë të madhe nga vendimi nëse do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe do t’i përmbahet masave të BE-së, duke theksuar se mund të dëgjohen gjithnjë e më shpesh thirrjet në Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian që të ndërpriten negociatat për anëtarësim në BE derisa shteti serb të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian.

Sipas informacioneve të siguruara nga mediumi serb, afati fillestar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë është 15 maji, por ata nuk do të insistojnë shumë në këtë datë, duke pasur parasysh situatën politike në Serbi dhe faktin se nuk është formuar ende një qeveri e re.

Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së
Lexo po ashtu Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

Partnerët perëndimorë presin që deri në muajin gusht të formohet pushteti ekzekutiv në Serbi dhe një nga vendimet e para të qeverisë së re të jetë vendosja e sanksioneve.

Ndryshe, Annalen Baerbock, ministrja e Jashtme gjermane, ditë më parë deklaroi se Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori