LAJMI I FUNDIT:

Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg se për shkak të luftës në Ukrainë, e cila synon të ndajë Evropën, është e rëndësishme që BE-ja të mbështetet nga vendet në rrugën e anëtarësimit.

Sipas ministres gjermane, ky ishte një mesazh i veçantë për Serbinë, e cila, sipas saj, duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit, e me këtë edhe sanksione për Rusinë.


“Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”, përfundoi Baerbock.

Ajo shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e BE-së.

Kujtojmë se Serbia e dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por nuk i mbështeti sanksionet e BE-së. Gjithashtu, ambasadori i Serbisë në OKB votoi kohët e fundit për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori