LAJMI I FUNDIT:

S&P Global: Rusia ka dështuar në borxhin e saj të jashtëm

S&P Global: Rusia ka dështuar në borxhin e saj të jashtëm

Rusia ka dështuar në borxhin e saj të jashtëm sepse u ka ofruar zotëruesve të obligacioneve pagesa në rubla, jo në dollarë, ka theksuar agjencia për vlerësimin kreditor S&P Global.

Sipas S&P Global, vendi u përpoq të paguante në rubla për dy obligacione në dollarë që maturuan më 4 prill, duke shtuar se kjo arriti në një “default selektiv”, sepse investitorët nuk kanë gjasa të jenë në gjendje të konvertojnë rubla në “dollarë ekuivalent me shumat e duhura fillestare”.

Moska ka një periudhë mospagimi prej 30 ditësh për të bërë pagesat e kapitalit dhe interesit, por S&P Global tha se nuk pret që t’i konvertojë ato në dollarë duke pasur parasysh sanksionet perëndimore që minojnë “vullnetin dhe aftësitë e saj teknike për të respektuar termat dhe kushtet të detyrimeve të saj”.


Rusia nuk mund të ketë qasje te afërsisht 315 miliardë dollarë të rezervave të saj valutore si rezultat i sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainës. Deri javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara lejuan Rusinë të përdorte disa nga asetet e saj të ngrira për të paguar disa investitorë në dollarë.

Por Thesari amerikan që atëherë e ka bllokuar vendin nga qasja e rezervave në bankat e saja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori