Ukraina aktualisht po heton pretendimet se substanca helmuese janë hedhur mbi qytetin e Mariupolit, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma, shkruan Sky News.
Pra, si do të kryhen hetimet dhe çfarë ka të ngjarë të ndodhë pasi që të arrihet në ndonjë përfundim?
Forcat e rendit në Ukrainë do të jenë të parat që do të fillojnë hetimet, por gjithashtu do të jenë ekipe ndërkombëtare që do të asistojnë në hetimin e pretendimeve për krime lufte në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Organizata globale për mbikëqyrjen e armëve kimike e njohur si OPCW, ka bërë të ditur se është duke monitoruar situatën, por se nuk ka gjasa të dërgojë ndonjë ekip në Mariupol për të hetuar në një të ardhme të afërt, pasi që situata atje mbetet shumë e rrezikshme.
E nëse një ekip do të hetonte këto pretendime, ata do të përpiqeshin të mbledhin prova duke u bazuar në testet laboratorike të mostrave të mbledhura nga vendi i ngjarjes, si dhe nga viktimat e sulmit me armë kimike.
Kjo mund të përfshijë marrjen e mostrave të tokës dhe do të testoheshin për gjurmë të armëve të mundshme kimike, sikurse do të merreshin edhe mostrat e gjakut dhe urinës nga viktimat.
Hetuesit gjithashtu do të intervistonin dëshmitarët, të mbijetuarit si dhe mjekët që i trajtuan ata.
OPCW tashmë ka hetuar incidente të ngjashme në Siri, ku ekspertët e saj kanë konfirmuar përdorimin e armëve kimike. Në anën tjetër, Damasku mohon kategorikisht përdorimin e armëve të tilla.
Megjithatë, ekspertët nuk janë shumë optimistë se do të gjejnë përgjigje në Mariupol në një të ardhme të afërt.
Marc-Michael Blum, ish-kreu i laboratorit të OPCW-së, tani një konsulent i pavarur, tha: “Duke marrë parasysh situatën aktuale, kemi Mariupolin, ku është pothuajse e pamundur të përcaktohet me siguri – për këtë nuk kam shpresa të mëdha për çfarëdo lloj hetimi”.
Edhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur të konfirmojnë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, e këtë e ka bërë të ditur edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili vuri në dukje se “ka informacione të besueshme se forcat ruse mund të përdorin një sërë agjentësh të ndryshëm kimik”.
Sipas Blinken këtu përfshihen “gazi lotsjellës i përzier me agjentë kimikë që shkakton simptoma të forta për të dobësuar dhe paaftësuar luftëtarët dhe civilët ukrainas, që është pjesë e fushatës agresive ruse për ta marr nën kontroll Mariupolin”.
“Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me partnerët për të përcaktuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, shtoi Blinken. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?
Forcat ruse filluan një shtytje “të rrezikshme” në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës – vlerëson ISW
Zhvillime dramatike në Rusi – Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?
"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron