LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Deklarata e Ramës për shkëputje nga Maqedoni, është logjike

Pendarovski: Deklarata e Ramës për shkëputje nga Maqedoni, është logjike

Stevo Pendarovski gjatë vizitës në Mal të Zi. Ai tha se pret që Brukseli të marrë vendime strategjike menjëherë. Në këtë kontekst, Pendarovski ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia nëse vendi mbetet i bllokuar në qershor.

“Është logjike, nëse ne vazhdojmë të jemi të bllokuar nga Bullgaria, që vendet e tjera kandidate të mos duan ta lidhin fatin e tyre, rrugën e tyre drejt integrimit evropian me askënd tjetër, përfshirë edhe neve. Nuk shoh asgjë të diskutueshme në deklaratën e zotit Rama”, deklaroi Stevo Pendarovski – President.

Ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn, thotë se Berlini po përpiqet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë së bashku në rrugën e integrimit evropian. Edhe pse më parë Gjermania ishte e vendosur në qëndrimin e saj se zgjidhja e mundshme nga dialogu Shkup-Sofje nuk duhet të prekë në kornizën negociuese, Holshtajn tani nuk e përjashton këtë opsion.


“Në parim, çështjet dypalëshe nuk bëjnë pjesë në kornizën e negociatave, por në interes të gjetjes së zgjidhjes do të tentohet të shterohen mundësitë, edhe pse nuk duhet të cenohet integriteti i kornizës së negociatave”, u shpreh Anke Holshtajn – Ambasadore e Gjermanisë.

Nga Ministria e Jashtme bullgare thonë se procesi i zgjerimit bazohet në meritat e personale, duke përsëritur se kërkesa kryesore e Sofjes janë të drejtat e bullgarëve në vend.

“Sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, është thelbësore që Bullgaria të arrijë rezultate të pakthyeshme në ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe marrjen e garancive të qarta në kuadër të procesit negociator të BE-së për zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të vitit 2017. Presim garanci kushtetuese për respektimin e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPJ e Bullgarisë.

Njoftimi vjen pas takimit midis ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Bullgarisë, Analena Berbok dhe Teodora Gencovska. Berbok para mediave tha se shpreson që Bullgaria do të jetë në gjendje të kapërcejë çështjet e hapura, me qëllim që të fillojnë negociatat deri në qershor. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori