LAJMI I FUNDIT:

Asensio te Milani, shifrat e marrëveshjes së mundshme

Asensio te Milani, shifrat e marrëveshjes së mundshme

Milani ka hapur bisedimet paraprake me Real Madridin për Marco Asension dhe mediat italiane dhe spanjolle zbulojnë se sa do t’i kushtonte spanjolli kuqezinjve.

Asensio sheh se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023 dhe pothuajse çdo media italiane konfirmon bisedimet midis përfaqësuesve të tij dhe kuqezinjve. Agjentët e Asensios konfirmuan interesimin e Milanit dhe Arsenalit këtë javë.


Sipas Calciomercato.com, Sportmediaset dhe AS.com, Milani mund të përballojë pagën e tij aktuale prej 5 milionë euro në vit falë ‘dekretit të rritjes’ që do t’i lejonte ata të kursenin 50 për qind në pagën bruto të lojtarit.

Megjithatë, gazeta Tuttosport pretendon se lojtari do të kërkojë më shumë para, ndoshta rreth 7 milionë euro në sezon dhe mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do të përballojnë aq shumë.

Bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar dhe Paolo Maldini mund të mbështetet në raportin e tij të shkëlqyer me drejtorët e Real Madridit.

Real Madridi ia cakton çmimin Asensios
Lexo po ashtu Real Madridi ia cakton çmimin Asensios

Sipas raportit, Los Blancos e vlerësojnë Asension rreth 25-30 milionë euro, por kuqezinjtë po negociojnë një tarifë më të ulët duke qenë se kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2023.

Mediumi Sportmediaset pretendon se Real Madridi i ka ofruar Asensios një kontratë të re, por lojtari nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij para përfundimit të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori