LAJMI I FUNDIT:

Benzema agjëroi gjithë ditën shkaku i Ramazanit, por kjo nuk e ndaloi të shënonte një het-trik sensacional ndaj Chelseat

Benzema agjëroi gjithë ditën shkaku i Ramazanit, por kjo nuk e ndaloi të shënonte një het-trik sensacional ndaj Chelseat

Karim Benzema kishte agjëruar gjithë ditën për Ramazan para se të shënonte një het-trik të bujshëm për Real Madridin kundër Chelseat në Londër.

Benzema, 34 vjeç, aktualisht po e agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit, si pjesë e besimit të tij mysliman.


Pavarësisht se nuk kishte ngrënë apo pirë gjatë gjithë ditës, sulmuesi francez bëri ‘trazira’ në Ligën e Kampionëve, duke demoluar mbrojtjen e Chelseat.

Benzema e ndërpreu agjërimin e tij 13 minuta para fillimit të ndeshjes, më pas vazhdoi të prodhojë një performancë klasike ndër më të mirat e të gjitha kohërave teksa realizoi një het-trik të shkëlqyer në fitoren 3-1 në Stamford Bridge.

Në një intervistë të fundit për Esquire, Benzema zbuloi se agjërimi i Ramazanit nuk ka asnjë ndikim në lojën e tij.

“Nuk ka ndikim, Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin obligim. Për mua është shumë e rëndësishme dhe ndihem mirë kur jam duke agjëruar”, ka thënë Benzema.

Kur u pyet për çfarë është mirënjohës në jetë, ai u përgjigj: “Jam mirënjohës që jam mirë me shëndet”.

Benzema tani ka shënuar het-trikun e dytë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pasi të parin e bëri duke shkatërruar Paris Saint-Germain në raundin e kaluar.

Ai shënoi dy gola mahnitës me kokë në pjesën e parë përpara se të kompletonte het-trikun e tij në minutën e 46-të, pasi shfrytëzoi një gabim të Edouard Mendy.

Çfarë ka Benzema që po i çmend portierët ? Nga Ulreich, Karius e Donnarumma te Mendy, ‘viktimat’ e tij
Lexo po ashtu Çfarë ka Benzema që po i çmend portierët ? Nga Ulreich, Karius e Donnarumma te Mendy, ‘viktimat’ e tij

“Këto janë netët magjike të Ligës së Kampionëve për të cilat jetojmë. Ne erdhëm këtu për të treguar se kush jemi. Erdhëm në Londër për të treguar se kush është Real Madridi”, ka thënë Benzema pas ndeshjes.

Fjalë të mëdha për paraqitjen e Benzemas pati edhe trajneri Carlo Ancelotti i cili e përshkroi atë si “Karimi i madh”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori