LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka gati ofertën lojtar plus para për Lewandowskin

Barcelona ka gati ofertën lojtar plus para për Lewandowskin

Klubi katalunas, Barcelona po mendon të ofrojë mbrojtësin Sergino Dest për të nënshkruar me sulmuesin Robert Lewandowski nga Bayern Munichu.  

Barcelona ka kohë që po përgatit nënshkrimin e Lewandowskit.


Në klubin nga Camp Nou e kanë të qartë se duhet të sillet një yll për projektin e ardhshëm sportiv dhe polaku është një mundësi e mirë në treg duke pasur parasysh vështirësinë e sjelljes së Erling Haaland dhe Mohamed Salah.

Te Barça po presin vendimin përfundimtar të Lewandowskit për të nisur ofensivën e tyre përfundimtare dhe çmimi i vendosur nga Bayern do të jetë kyç në rast se nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Lewandowski e ka pranuar ofertën e Barcelonës, tani i mbetet të largohet nga Bayerni për një çmim të ulët
Lexo po ashtu Lewandowski e ka pranuar ofertën e Barcelonës, tani i mbetet të largohet nga Bayerni për një çmim të ulët

Transferimi do të jetë i lartë pavarësisht se i ka mbetur vetëm edhe një vit nga kontrata e tij, por Barça do të donte të ulte çmimin duke përfshirë një futbollist në operacion.

Sipas gazetës Sport, i zgjedhuri për ta përfshirë në ofertë do të ishte amerikani Sergino Dest, një lojtar shumë i vlerësuar në Mynih dhe të cilin ata tashmë e donin verën e kaluar.

Muaji prill do të jetë kyç për përcaktimin e objektivave të Barçës. Pasi të zyrtarizohet e ardhmja e tij e Haalandit, dhe në rast se ai nuk pranon transferimin në Camp Nou, Barça do të aktivizojë opsionin Lewandowski.

Tani për tani, sulmuesi polak ka dhënë shenja pozitive për të nënshkruar, por është gjithashtu e vërtetë se Bayern po bën presion të madh me një ofertë të re për të vazhduar kontratën dhe gjithçka mund të ndodhë.

Nëse Lewandowski jep ‘OK’-in përfundimtar, Bayerni nuk do të ketë pothuajse asnjë zgjidhje tjetër veçse ta lirojë atë këtë verë, pasi nuk do të donte largimin e tij si lojtar i lirë në vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori