LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu reagon ndaj raportimeve për punësime të militantëve të LVV-së në SHKK

Haxhiu reagon ndaj raportimeve për punësime të militantëve të LVV-së në SHKK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mohuar raportimet se në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka pasur punësime të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i saj ka ardhur në kohën kur në media është duke u raportuar për punësime të militantëve të LVV-së në disa ndërmarrje, përfshirë këtu KEK-un.


Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues”.

Ministrja ka shtuar se njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona.

“Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar”, ka shkruar Haxhiu.

Punësimet në KEK, Agjencia Kundër Korrupsionit: Kemi filluar mbledhjen dhe trajtimin e informatave
Lexo po ashtu Punësimet në KEK, Agjencia Kundër Korrupsionit: Kemi filluar mbledhjen dhe trajtimin e informatave

Reagimi i saj:

Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues. Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim.

Njësoj do të ndodhë edhe me pozitat tjera që janë hapur dhe që do të hapen me ç’rast i ftojmë të gjithë ata që kanë interes të monitorojnë proceset e tilla.

Njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona. Kurrë asnjë presion nga askush nga kabineti apo dikush tjetër nga qeveria.

Njësoj do të ndodhë edhe me provimin për noterë dhe përmbarues por edhe me të gjitha konkurset e tjera.

Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori